Ben Affleck ka shpërthyer për herë të parë për ndjenjat e tij të thella dhe ka zbuluar aktoren e famshme që i ka vjedhur zemrën pas një martese të komplikuar dyvjeçare dhe divorcit të tij nga Jennifer Lopez. Aktori 52-vjeçar, i cili gjithmonë ka qenë një figurë shumë e rezervuar në Hollivud, duket se është i dashuruar fshehurazi me Angelina Jolie, ish-bashkëshorten e mikut të tij Brad Pitt.
Sipas Daily Mail, Ben ka shprehur gjithmonë adhurimin e tij për personalitetin e jashtëzakonshëm të Angelina Jolie, duke e konsideruar atë “shumë seksi”. Burime të afërta me aktorin kanë zbuluar se Ben ka pasur gjithmonë një admirim të veçantë për mënyrën se si Angelina ka menaxhuar karrierën e saj dhe se ai ka qenë i dashuruar në fshehtësi.
Ky lajmi ka shokuar disa, pasi Ben ka pasur një lidhje të gjatë me Gwyneth Paltrow nga 1997 deri në 2000, një grua që kishte qenë gjithashtu partnerja e Brad Pitt nga 1994 deri në 1997.