Mario Draghi bëri betimin si kryeministër i ri i Italisë me zotimin të drejtojë vendin në një kohë të vështirë për të.
Draghi prezantoi një qeveritar me bazë të gjerë të pazakontë deri tani. Lista e ministrave përmban mjaft emra të njohur, por deri tani nuk ka asnjë fjalë për programin qeveritar.
Ekipi i ekonomistit 73-vjeçar, të përshkruar nga New York Times si gjigandi i Europës, përbëhet nga politikanë dhe ekspertë. Luigi Di Maio i Lëvizjes Pesë Yjet do të vazhdojë të mbajë postin e ministrit të Jashtëm dhe Roberto Speranza në kulmin e pandemisë së koronavirusit mbetet ministër i Shëndetësisë.
Ministrinë e Ekonomisë do ta drejtojë Daniele Franco, drejtor i përgjithshëm i Bankës Italiane të Rezervave.





