Kryetari i Libra-s, Ben Blushi u ndal në Durrës ku prezantoi 14 kandidatët e Libras për zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo që bie në sy është fakti se asnjë prej tyre nuk është figurë e njohur politike në qytetin bregdetar, por disa prej tyre janë profesionistë me përvojë.

Bie në sy se ish-anëtari i Këshillit Bashkiak Durrës, i zgjedhur nga PD ne vitet 2009-2011, Rezart Kthupi, kandidon në listat e Libra-s së Blushit.

Blushi, gjatë prezantimit të 14 kandidatëve të qarkut Durrës, ka sulmuar ashpër qeverisjen qendrore dhe lokale për Durrësin, të cilën e ka specifikuar si vendin ku është abuzuar më shumë se kudo në Shqipëri me investimet.

Në fokus të veçantë të kritikave ka qenë qeverisja lokale, të cilën sipas Blushit, Durrësi nuk e meritonte.

Ai ka shprehur besimin se Libra do të jetë fituese me kandidatët që ka nxjerrë në zgjedhje në qytetin e Durrësit, për vlerat e reja që kjo parti po sjell në politikën aktuale. 

DurrësLajm po publikon CV dhe fotot e disa prej kandidatëve të Libra—s, siç janë bërë publike në Facebook-un e kësaj partie.

K.H.

Profilet e kandidatëve të Libra-s

REZART KTHUPI KANDIDAT PER DEPUTET LIBRA QARKU DURRES

Lindur ne Tirane dhe Banues ne Durres. Ka ndjekur shkollen fillore ne shkollen e muzikes Mujo Ulqinaku (sot Jan Kukuzeli). Ka vijuar shkollen e mesme ne gjimnazin Naim Frasheri. Eshte diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes ne vitin 2000. Ka fituar titullin "Avokat" ne vitin 2003. Ka ushtruar funksione dhe detyra te ndryshme administrative, ne subjekte private dhe publike duke filluar qe nga viti 1999. Aktualisht punon si avokat, i specializuar per ceshtje te marrdhenieve te punes, administrative, tregtare dhe te pronesise. Rrjedh nga nje familje e vjeter durrsake e shperngulur nga Tirana ne qytetin e Durresit ne vitin 1905. Eshte i martuar dhe ka nje femije. Rezarti ka pasur nje aktivitet te gjate politik gjate te cilit eshte vene re nje prirje antikonformiste dhe kunder politikave te vogla te dites. Ka qene anetar i Keshillit Bashkiak te Bashkise Durres per periudhen 2009 – 2011 nen siglen e Partise Demokratike. Ai i eshte bashkuar Libres sepse mendon qe partite e vjetra politike nuk kane me asgje per ti ofruar shqiperise. Me deshiren dhe vullnetin per te kontribuar per rritjen e lirise, barazise dhe mireqenies ka vendosur te bashkoje vlerat e tij personale me ato te te gjithe anetareve te tjere te Libres me qellim ndertimin e nje realiteti te ri politik ne shqiperi. Rezarti beson se fuqia e njerezve te zakonshem eshte e vetmja qe mund te sjelle ndryshimin real te kushteve ne te cilat jetojme dhe te krijoje nje realitet dhe nje te ardhme me te mire per brezat e tanishem dhe per ata qe do te vijne.

ANDI PIHO – Kandidat për deputet për qarkun e Durrësit

ANDI PIHO, është lindur dhe rritur në Durrës, me frymen e qytetarisë tipike Durrsake. Ka përfunduar studimet e larta në Ekonomi në degën “Menaxhim Turizmi” e më pas studimet Master Shkencor për Administrim Financiar. Edhe pse 34 vjec Andi tashme është një njeri i kompletuar, i martuar e baba i nje djali , gjithashtu i punësuar si drejtues dhe menaxher në disa firma ai ka konsoliduar jetën e tij personale dhe profesionale.
Korrektësia, qetësia dhe devotshmëria në punë kanë bërë që të jetë një vlerë suksesi për të gjitha firmat në të cilat ka qënë i punësuar, duke ngjitur kështu shkallët e karrierës në një kohë shumë të shkurtër e gjen sot vetën si një aset i cmuar për bizneset ku ofron shërbimet e tij financiare.
Megjithatë edhe pse i kompletuar Andi mendon se misioni i tij nuk është i plotë nëse nuk jep kontributin e tij në mbrojtje të interesave të vendit. Ai mendon se ka ardhur koha që shoqeria jonë të zgjohet e të mos pranojë më në heshtje shkatërrimin, abuzimin dhe dështimin e këtij sistemi qeverisës duke reaguar në mënyrë demokratike, nëpërmjet fuqisë së votës. 
 Andi sot zgjedh të reagojë ndaj padrejtësive, ndaj papunsisë, polarizimit , ndaj mjeksisë shumë larg asaj që ne duam, ndaj sistemit arsimor të destabilizuar prej një kohe të gjatë, ndaj mungesës së investimeve në ekonomi dhe politikave te rishperndarjes që klasa politike I ka bere vendit per 27 vjet me radhe. Duke u bërë pjesë e LIBRA, i kësaj fryme të re në politikë që synon të përfaqsojë pjesen derrmuese të qytetarëve tashmë të lodhur nga 27 vjet të gjata tranzicion, Andi zgjedh të fokusojë energjitë e tij në të mirë të interest publik pasi mendon se vetëm kështu ne i shërbejme qytetareve dhe vendit tonë.

FLORIAN NALLBANI – Kandidat per LIBRA per qarkun e Durresit

Florian Nallbani është lindur dhe rritur në Durrës dhe në këtë qytet gjithmonë ka qenë fryma e kontributit dhe ndryshimit. Angazhimet e tij fillojnë që në në moshë të re: fillimisht si Kryetar i Parlamentit Rinor në qytetin e tij duke qenë gjithmonë një zë kritik mbi mundësitë e përfshirjes të së rinjve në vendimmarrje dhe më pas aktivist në ceshtjet e mjedisit. 
 Floriani është 28 vjec, edhe pse në moshë të re, ka arritur të krijojë një emër në fushën e arkitektures dhe në jetën akademike të Universitetit të Tiranës.

I diplomuar në Degën e Arkitektures në vitin 2012 dhe prej vitit 2014 është pedagog pranë Univeristetit Politeknik të Tiranës. Floriani vjen me një CV të pasur profesionale duke qenë dora e akritekturës së firmave të njohura dhe themelues i ‘’A21’’, sot një komapni me emër në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit në Shqipëri.

Duke pasur një profil të plotësuar profesional, Floriani mendon se kontributi i tij nuk duhet të kufizohet vetëm në këtë fushë. Me energjinë, vullnetin dhe bindjen për t´i bërë gjërat deri në fund, zgjedh të përfaqësojë LIBRA-n në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. 
Vetëm duke ndryshuar mënyrën e qeverisjes së vendit dhe ndërmarrë reforma rrënjësore në ekonomi, bujqësi, turizëm, beson se mund t´i japë një fytyrë tjetër Shqipërisë. 
Liri, Drejtësi, Barazi, Dinjitet dhe Solidaritet janë kauzat themelorë në të cilat Floriani beson që do ta bëjnë Durrësin, Shqipërinë pronë të shoqërisë dhe jo partive të cilat interesin e tyre e kanë mbi vendin e tyre. 

ERIDA KABASHI KANDIDATE PER DEPUTET LIBRA QARKU DURRES

Erida Kabashi, e lindur në Durrës më 9.10.1989 është diplomuar në degën Administrim Biznesi në vitin 2010 e më pas ka ndjekur studimet në master shkencor për Ekonomi-Financë.

Edukimi i saj me rezultate të larta në degët e ekonomisë ka bërë që herët në moshë të vendosë themelet e një eksperiencë të gjatë në menaxhimin e bizneseve, në vecanti në marrëdhënie me të tretë, klientë, furnitorë, biznese të reja. Përkushtimi dhe aftësitë në komunikim kanë bërë që të ketë sukses në këtë fushë duke punuar në biznese të mëdha ndërtimi dhe menaxhuar/konsultuar biznese të sapo themeluar duke u siguruar atyre sukses në treg. 

Angazhimi proaktiv në kauza të rëndësishme të shoqërisë sonë ka mbushur kohën e kandidates për Libra! Duke lobuar për të drejtat e gruas dhe për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në politikë, prej janarit 2017 është Koordinatore Lokale në Bashkinë Durrës në zbatim të Projektit "Barazi në vendimmarrje per zgjedhjet parlamentare 2017". Gjithashtu është aktiviste në ceshtjet e mbrojtjes së kafshëve në Shqipëri. 

Erida është LIBRA sepse beson te Shqipëria dhe shqiptaret, beson te burimet që vendi jonë ka, te vlerat e popullit tonë të cilësuara ndër vite, Erida beson se Shqipëria i ka të gjitha mundesitë dhe kapcitetet për të qënë një ndër vendet më të zhvilluara në Europë me vullnetin e të gjithëve për ta bërë këtë ëndërr të realizueshme. 
Erida është LIBRA, pasi mbron parimet themelore dhe të drejtat e njeriut. 
Erida është LIBRA, pasi zgjedh të ofrojë shembullin pozitiv të arritjes profesionale tek cdo i ri shqiptar, tek cdo femer shqiptare! 

ERVIN HALILI KANDIDAT PER DEPUTET NE QARKUN DURRES

Unë jam Ervin Halili kandidat LIBRA për qytetin e Durrësit.
Durrësi është qyteti që më dha gjithcka dhe më bëri ky që jam sot. Një njeri i lirë, një baba dhe një burrë i përkushtuar ndaj familjes. Libra përfaqëson sot atë për të cilën unë kam luftuar gjithmonë, të jesh i lirë, të jesh i barabartë, të jesh i ditur, të jetosh me dinjitet. Të luftojmë së bashku për ta bërë Durrësin dhe Shqipërinë një vend më të mirë dhe më të denjë për të gjithë ne. Të luftojmë së bashku për të ardhmen e fëmijëvë tanë.

MYSLYM GARDHI KANDIDAT PER DEPUTET LIBRA QARKU DURRES

Quhem Myslim Gardhi, kandidoj per deputet ne Qarkun e Durresit. Jam me profesion ushtarak, kam perfunduar studimet e larta ne Akademine Ushtarake "Skenderbej" dhe Akademine e Shtabit te Pergjithshem. Kam perfunduar disa kurse specializimi per diplomaci, pedagogji – psikologji si edhe kurse qe lidhen me profesionin tim. 
Kam punuar ne poste te ndryshme drejtuese ne Ministrine e Mbrojtjes dhe ne Bashkine e Tiranes. 
Aktualisht punoj prane Arms School Academy (A.S.A.) ne rolin e Lektorit.
Objektivi im eshte qe Libra, nepermjet programit te saj, te jete force politike vendimmarrese dhe konstruktive ne Parlamentin shqiptar dhe mbeshtetese e fuqishme e shtresave te varfera dhe te mesme te lena ne harrese nga 27 vjet qeverisje.