Deputeti Ben Blushi ka ironizuar zhvillimet e fundit që kanë ndodhur me listat e kandidatëve për deputetë të PD-së, ku disa prej tyre janë tërhequr nga gara. Ai shkruan në një status në rrjetet sociale, se ka një ofertë të sinqertë për Partine Demokratike.

Statusi:

NJË OFERTË E SINQERTË PËR PD

PD ka rregjistruar vetem 95 kandidatë nga 140 që kërkon ligji, ndërkohë që LIBRA ka kandiduar 163 burra dhe gra nga gjithë Shqipëria. Nëse ata nuk kanë mundësi dhe u rrezikohet sërish hyrja në zgjedhje ne mund t’ua plotësojmë listën, me kusht që pas zgjedhjeve të mos ngrenë një cadër para selisë LIBRA për të na i kërkuar deputetët mbrapsht.