7 maj 2015 – Deputeti Ben Blushi foli dhe nga parlamenti për kritikat e fundit. Ai tha se ka reaguar për shkak të varfërisë që ka pushtuar vendin. “Shtresa e mesme është varfëruar. Taksat janë të larta se më shumë duhet të paguajë i punësuari sesa pronari”, tha Blushi. Deputeti socialist foli me shifra konkrete kur tha se në Shqipëri janë sot 400 mijë të varfër. “Ka familje që jetojnë me 2 mijë lekë të vjetra në ditë. A mundet të jetojë dikush me kaq? Janë thelluar diferencat mes nesh e qytetarëve që na shohin nga televizori”, theksoi Blushi.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje. Të gjithë bashkë të kemi një strategji”, u bëri apel deputeti kolegëve të tij në parlament.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”