I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, Ben Blushi ka shpjeguar edhe njëherë sesi u realizua fotoja e tij me Lulzim Berishën, dy ditë më parë në Durrës.

Sipas Blushit, fotoja në fjalë është realizuar nga telefoni i Lulzim Berishës dhe është dërguar nga ai tek zyra e shtypit të PS-së, që e ka shpërndarë më tej atë nëpër portalet pranë saj.

Blushi deklaroi se nuk e njihte personin me të cilin kishte bërë foto, i cili rezultoi të ishte Lulzim Berisha. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se “jemi në fushatë dhe i hedh krahun në qafë kujtdo që takoj në rrugë”.

“Kërkoj ndjesë që nuk njoh kriminelët e Shqipërisë” deklaroi Blushi para opinionistëve.