30 prill 2015 – Deputeti socialist Ben Blushi e ka thënë dhe në parlament kritikën e tij ndaj qeverisë.

 

“Nuk pashë asnjë reagim nga qeveria që t’u thotë shqiptarëve: Mos ikni, do korrigjohemi! Unë nuk jam si Saliu, por ju po silleni si ai!” akuzoi Blushi kolegët e tij të partisë.

 

Sipas tij, nuk ka qenë Ben Blushi që e kriminalizoi parlamentin, por të tillë e bëri qeveria.

 

Ditët e fundit kritikat e Blushit ndaj mazhorancës, pjesë e së cilës është vetë ai kanë qenë të forta. Aq sa shumë e kanë komentuar si një mënyrë për të dalë nga PS-ja dhe krijim të një partie të re.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”