14 maj 2015 – Një ditë pas vizitës së presidentit turk, Erdogan, dhe kërkesës së tij që shteti shqiptar të refguzojë investimet e armikut të tij, Gulen, deputeti socialist Ben Blushi deklaroi se Shqipëria nuk duhet të marrë urdhra. “Do të doja që kishat e xhamitë të bëhen me paratë tonë. Shqipëria ka pasur dhe ka aq para sa të ngrejë objektet e saj të kultit pa i marrë borxh nga askujt”, tha Blushi sot në parlament. Ndonëse ai pohoi se ndërtimi i xhamisë është dhuratë e bukur shpirtërore, Erdogani nuk duhet të kërkonte ndërprerjen e investimeve të një organizate që nuk e ka shpallur OKB si terroriste. “Po nëse Turqia nesër ka një konflikt me Gjermaninë çfarë do na kërkohet: Të zbojmë gjithë gjermanët nga Shqipëria. Kjo nuk shkon dhe nuk ka sens dhe arsye. Nëse është kjo kërkesa e një vëllai, siç tha presidenti turk, a e bë një kërkesë të tillë vëllai: Që të mbyllen shkollat, që dikur ishin krenaria e vetë Turqisë?”, u shpreh Blushi. Ai e mbylli fjalën, duke thënë se ne duhet të vendosim vetë, për më tepër për krenarinë tonë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”