Këngëtarja e mirënjohur Besa Kokëdhima, është një zë i veçantë i skenës shqiptare. Ajo sjell gjithmonë këngë hite për publikun tonë.

Por përpos punës së saj, si çdo personazh publik edhe Besa ka ndjekësit e saj të cilët nuk janë shumë dashamirës ndaj këngëtares.

Njëri prej tyre i ka komentuar Bësës në një foto në Instagram, ku i shkruan “më duket se sa herë ngrihesh, bën botoks”.

Por këngëtarja e njohur nuk ka nguruar t’i kthejë një përgjigje. Ajo i ka shkruar pikërisht këto fjalë ”atëherë mund të mos qëndrosh këtu nëse nuk të pëlqej”. /Class/