Babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me mjet prerës një 32-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe i plagosuri ndodhet në spital.

“Më datë 04.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve (atë e bir), G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, sepse në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, për motive të dobëta në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë goditur me mjet prerës  shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.