Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 43- vjeçar, pasi ka rrahur nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, të mbrëmjes së djeshme, në rrugën “Ali Kelmendi”, ku shtetasi Florian Shahini, banues në Kombinat ka dhunuar fizikisht nënën e tij, Z. Shahini, e ditëlindjes 1938, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Q.S.U, me fraktura në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Shahini u arrestua rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm.