Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 38-vjeçar, i akuzuar se ka plagosur një qytetar.

Policia sqaron se i arrestuari në flagrancë me akuzën e "Plagosjes të rëndë me dashje" është shtetasi Aleksander Muka, 38 vjeç, banues në Vlorë. 

Sipas policisë, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin Xh.O., 54 vjeç, banues në Vlorë, ku për pasojë ky i fundit është rrëzuar në trotuar dhe ka marrë goditje të rëndë në kokë. 

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.