Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 53-vjeçar nën akuzën e dhunës në familje.

I arrestuari është shtetasi Harilla Balli, banues në fshatin Zvërnec.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë, për motive të dobëta ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij shtetases Dh.B., 56 vjeçe.

Ajo ka marrë dëmtime të shumta e si pasojë ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.