Artisti polak, Andrew Lenard, ka krijuar një vepër mjaft origjinale – ai ka vizatuar portretet e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos me top futbolli.
Ai fillon duke e goditur topin me këmbë, pastaj e merr në dorë dhe krijon portretin.
“Merrem me lloje të ndryshme të artit, ndërsa ky projekt ka qenë vetëm eksperiment”.
“Kam bërë portrete për t’u argëtuar dhe se më pëlqen të provoj mundësi të reja. Ndërsa Messi dhe Ronaldo, si heronj dhe modelë modernë, ishin zgjedhje e logjikshme”, ka thënë Lenard.





