Kinë, 9 korrik 2014 – Pasi ka kryer marrëdhënie seksuale, një burrë ka përfunduar në spital, duke qenë se dëmtoi rëndë organin e tij gjenital. Ngjarja ka ndodhur në provincën Jinhua Zhejiang, në Kinë, ku 40 vjeçari i identifikuar si Hsu, i cili ishte shumë i fiksuar pas Kupës së Botës, i ka kthyer shpinën për netë të tëra bashkëshortes.

Një ditë, ai vendosi të kryejë marrëdhënie seksuale me të shoqen, në mënyrë të egër, gjatë kohës që një prej ndeshjeve ishte duke u transmetuar. Duke kaluar nga një pozicion në tjetrin, pak para se të arrinin kulim dhe maksimumin e argëtimit në shtrat, burri ndaloi pasi ndjeu një dhimbje tejet të fuqishme në penisin e tij.

Kështu u detyrua të shkojë me urgjencë në spital. Mjekët i komunikuan, pasi e ekzaminuan, se kishte pësuar një frakturë penile, si pasojë e seksit të egër. Fatmirësisht, ata e siguruan se ky dëmtim nuk do të kishte efekt negativ në jetën e tij seksuale.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/