24 qershor 2014 – Një nuse e ardhshme ka gjetur vdekjen në një aksident me makinë, ndërsa ishte duke shkuar në festën e beqarisë.

Collete Moreno, nënë e një djali 5 vjeçar, po udhëtonte në makinën e shoqes së saj Ashley Theobald kur janë përplasur me një shkëmb. Vajzat nuk nuk kanë mundur ta shmangnin sepse ishin të hutura duke bërë selfie.

Shoqja e saj në timon, e cila i ka shpëtuar aksidentit, thotë se është munduar t'i shkonte rreth kodrës, por fatkeqësisht timoni i është bllokuar.

Collete Moreno do të martohej me Jesse Arcobasso në Jamaica me 26 korrik.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/