Krahas llogaridhënies rigoroze Asambleja Socialiste prodhoi edhe batuta ku protagonist ishte kryesocialisti Edi Rama.

Ai ka bërë një ndërhyrje pas raportimit të deputetit të Vlorës, Anduel Tahiraj.

Rama me një ironi therëse e cila ishte edhe një mesazh në fakt, për punën e PS-së në qarkun e Vlorës ku është zgjedhur deputet, i ka tërhequr vëmendjen Tahirajt.

“Ti Anduel bën takime me pesë veta dhe mbrapa ke edhe foton e Ismail Qemalit duke dëgjuar kuvendin tuaj, ndërkohë raporton takime me 15 veta në sistemin e rienergjizimit të PS-së”, ka thënë Edi Rama.

Kaq është dashur që kjo batutë e Ramës të prodhojë të qeshura në mesin e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare.