Argjentinë, 22 korrik 2014 – Një tifoz e ka shprehur admirimin dhe mbështetjen për Lionel Messin, një hap më shumë se të tjerët, kur ia ka treguar yllit të Barcelonës numrin dhe emrin e tij, të vendosur me tatuazh në shpinë.

Super tifozi, Hernan Baigoria, e kishte dizajnuar shpinën e tij, si të ishte një fanellë, para se ta ndalte Messin dhe t’ia tregonte përfaqësuesit argjentinas se sa është i ‘flaktë’ për 27 vjeçarin.

Kjo video mban titullin ‘Pasioni për Messin nuk njeh limite’, ndërsa ylli argjentinas mbeti i befasuar kur e pa tatuazhin e tifozit.

Dhe, pasi ta shohim këtë klip, mund të pajtohemi me faktin se pasioni i disa tifozëve për Messin nuk ka limite.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/