Nostalgjia për skuadrën apo idhullin duket se nuk njeh limite për një tifoz të Milanit. 20-vjeçari Daniele Beltrami nga Bolzano, ka vendosur të bëj tatuazh në këmbën e tij portretin e ish-yllit të Milanit, Filipo Inzagit. Futbollisti i referohet dy golave që sulmuesi ka bërë me Milanin, në finalen ndaj Liverpulit nëntë vite më parë. Pas këtij gjesti, ka reaguar edhe Inzagi. “Daniele Beltrami… një gjest që vlen sa për një mijë fjalë… Faleminderit! Por më duket se, këtë herë e ke ekzagjeruar (buzëqesh)”,-shkruan Inzagi në profilin e tij në “Facebook”.
Pak ditë më parë mediat ndërkombëtare publikuan fotot e një tifozëve të fiksuar pas Lionel Mesit. Kjo e fundit kishte bërë tatuazh fytoren e tij në trupin e saj. Ndërsa një tjetër tifoz, bëri tatuazh portretin e Mario Balotelit në shpatull. Por këtë veprim duket se futbollisti i Milanit nuk e vlerësoi aq sa duhet, dike i thënë nëse ishte pak i çmenduar apo jo.