Kundërshton policinë në kryerjen e detyrës, futet në telashe 55-vjeçari nga Shijaku.
“Më datë 25.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Sh.Ç., vjeç 55, banues në Shijak, pasi në qendër Shijak, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit”, njofton komisariati i policisë së Shijakut.





