Goditet grupi që vidhnin në ambientet e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qytetin e Durrësit.
Operacioni i koduar “School”, çon në ndjekje penale pesë shtetas minoren, për të cilët, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit kanë zbardhur dhe dokumentuar 10 vjedhje.
Pas një pune hetimore për rreth 2 muaj, uniformat blu kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “School”, duke proceduar penalisht pesë shtetas, konkretisht:
• M.P. 15 vjeç, banues në Durrës;
• J.P. 17 vjeç, banues në Durrës, (vëlla me shtetasin M.P.);
• T.M. 16 vjeç, banues në Durrës;
• S.K. 17 vjeç, banues në Durrës;
• K.A. 15 vjeç, banues në Durrës.
Procedimi i këtyre shtetasve filloi pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është bërë dokumentimi i plotë ligjor, me prova shkencore i veprimtarisë kriminale të mirëorganizuar nga këta persona, të cilët duke përdorur mjete thyese hapnin makinetat dhe zyrat në ambientet e shkollave, dyqane, lokale dhe i vidhnin, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:
1. Më datë 04.06.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.H. ku kanë marrë para dhe bizhuteri.
2. Më datë 21.07.2018, në lagjen Nr.11, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.
3. Më datë 25.07.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.
4. Më datë 29.07.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin (bulmetor) të shtetasit A.I. ku kanë marrë një telefon dhe para.
5. Më datë 06.08.2018, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit M.B. ku kanë kafe dhe para.
6. Më datë 13.08.2018, në lagjen Nr.14, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat e Shkollës së Mesme ku kanë marrë kompjutera (tablet).
7. Më datë 20.08.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.
8. Më datë 21.08.2018, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle të Mesme.
9. Më datë 22.08.2018, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.
10. Më datë 31.08.2018, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases Sh.K.
Janë sekuestruar kompjutera dhe tableta në cilësinë e provave materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja"e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.





