Policia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë  finalizuar me sukses operacionin e koduar “EURO”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, që bënin pagesa me kartëmonedha false të prerjeve 50 euro.

Të arrestuarit janë:

 – Kliton Nanushi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni;

– Juljan Mehmeti, 27 vjeç, banues në Përmet;

– Kleart Kalemi, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje.

Policia thotë se të tre këta persona, dyshohen se përreth dy muaj, në dyqane të ndryshme, pika karburanti dhe lokale në qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, bënin pagesa me kartëmonedha të prerjeve 50 euro të dyshuara të falsifikuara.

Në mometin e arrestimit, këtyre shtetasve u janë gjetur me vete 500 Euro, të dyshura të falsifikuara.

 Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:

– Një armë e ftohtë thikë me palosje me mbishkrimet “Stainless”

– Tre aparate telefonike të markave të ndryshme

– 10 kartëmonedha me prerje 50 Euro

– 3 kartëmonedha me prerje 5000 Lekë

– 2 kartëmonedha me prerje 1000 Lekë

– 2 karta sim

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”.