Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i frikshëm i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku u vranë dy të rinj, Armando Duman, 26 vjeç dhe Erigers Mihasi 32-vjeç.

Burimet bëjnë me dije se brenda makinës së autorëve të cilës i vendosën zjarrin në Thumanë pas krimit, janë gjetur dy armë zjarri të llojit kallashnikov.

Armët pa silenciator janë gjetur në mjetin “Toyota” në Thumanë, me targa  “AA 532 ON” e cila rezulton e vjedhur pak muaj më parë në Tiranë.

Policia bën me dije se brenda makinës nuk është gjetur asnjë njeri ndërkohë shkrumbimi nga zjarri ka bërë të pamundur identifikimin e autorëve nga shenjat e lëna në makinë dhe në armët e krimit.