Në kulmin e sezonit turistik kanë nisur edhe vjedhjet. Hajdutët duket se kanë shkuar edhe ata pranë detit për të vazhduar “punën”.

Kështu, vetëm ditën e djeshme janë regjistruar të paktën 5 vjedhje në zonat e bregdetit. Një pushueseje nga Suedia i kanë vjedhur automjetin në Durrës, ndërsa një tjetre i kanë vjedhur paratë dhe sendet me vlerë në Vlorë.

Vjedhjet në 24 orë

  • Më datë 06.08.2017, gjatë natës në lagjen nr. 13 plazh, pranë banesës, shtetases C. P, vjeç 22, banuese në Goteborg, Suedi, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.
  • Më datë 06.08.2017, në lagjen ‘’28 Nëntori’’, në plazh rruga ‘’Dhimitër Konomi’’, shtetases V. L, vjeç 59, banuese në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin, një celular, një unazë floriri dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.
  • Më datë 06.08.2017,  u  arrestuan në flagrancë shtetasit K.M. e Xh.L, vjeç 26 e 29, banues në Udine, Itali e Shkodër, pasi në Plazh Velipojë, në hotel, kanë vjedhur një shumë lekësh në dhomën e shtetases M.P, vjeç 27, banuese në Tiranë. Neni 134/2 të Kodit Penal.
  • Më datë 06.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Volsvagen Golf”, të shtetasit T.B, vjeç 29, banues në Kumanovë, Maqedoni. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.
  • Më datë 06.08.2017, në Ishull, Lezhë, është konstatuar se është vjedhur banesa e shtetases V.N, vjeç 59, banuese në Ishull, Lezhë, ku kanë marrë një televizor, një laptop, një freskuese, një motokorrëse bari, një valixhe me rroba edhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin e autorëve. Neni 134 të Kodit Penal.