Moderatorja së fundmi i është bashkuar Arbër Hajdarit në një kauzë bamirësie për të ndihmuar një vogëlushe 6-vjeçare e cila vuan nga një leuçemi e rrallë.
Bora e ka takuar atë në spital duke i bërë disa dhurata teksa u ka bërë thirrje të gjithëve që të kontribuojnë financiarisht.
Kjo video së fundmi është shpërndarë në Instastory edhe nga Beniada, e cila ka treguar kështu mbështetjen dhe vlerësimin e saj ndaj Borës.
Veprimi i saj ka marrë vëmendje, pasi Beniada ka qenë një nga mikeshat më të mira të Donaldit brenda “Big Brother VIP”. Ndonëse modelja e ka mbështetur lidhjen e tij dhe të Beatrix, ajo po ashtu ka folur shpesh për Borën duke shprehur hapur pëlqimin e saj.
Sakaq, para pak ditësh lidhur me ndarjen e Donaldit dhe Beatrix ajo tha se vetëm tërheqja fizike nuk mjafton duke nënkuptuar se mes tyre nuk ka dashuri.
Nuk dihet nëse Beniada ka komunikuar me Donaldin pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri apo të gjitha janë rastësi por ndjekësit kanë nisur të aludojnë se këto mund të jenë sinjale.