Beniada Nishani është një ndër finalistet e Big Brother VIP.

Krahas Ilirit, Donaldit dhe Einxhel, modelja që jeton prej vitesh në Itali është në garë për çmimin e madh prej 115 mijë eurosh.

Ajo është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar falë natyrës së saj të çiltër dhe pa komplekse.

Që në fillimet e rrugëtimit të saj në reality shoë, Beniada ka treguar se i pëlqejnë këngët Ponit.

Pak javë më parë, këngëtarja hyri brenda shtëpisë së famshme për të surprizuar modelen. Por së fundmi, Beniada ka marrë një tjetër surprizë nga Poni.

Bëhet fjalë për një këngë që ia ka dedikuar asaj dhe mban titullin “Vajzat shqiptare”.

Ajo këndon për vajzat shqiptare duke i krahasuar me Beniadën. “Sot në club kërcen lambada, dukesh bukur si Beniada, ke shumë klas dhe je sharmante, si Beniada elegante.”, thuhet në tekst.