Modelja Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun.

Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe.

Mbrëmjen e djeshme bukuroshja ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku është pyetur nga vëllezërit Veshaj lidhur me jetën e saj personale dhe bukuroshja në mënyrë jo të drejtpërdrejt na tregoi se në fakt është ‘single’.

“Unë jam në lidhje me veten, ku ka më mirë.”, u përgjigj Beniada.