Beniada Nishani, një prej personazheve më të dashur për publikun pas pjesëmarrjes së saj në BBV, është gati për një projekt të ri televiziv, të cilin e ka bërë publik së fundmi.
E ftuar në shumë programe televizive, me natyrën dhe humorin që e karakterizon, Beni i ka bërë të gjithë për vete, ndaj edhe së shpejti, do të jetë sërish pranë publikut.
Modelja bukuroshe ka ndarë më ndjekësit e saj në Instagram projektin e ri televiziv. “She’s on top”, programi i bukurisë që pritet të nisë sezonin e ri në Top Channel, do të ketë në juri një anëtare të re.
Beni do të jetë në program së bashku me Argjira Spancën për të gjykuar pjesëmarrësit në këtë spektakël.