Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane pasi u kapën me 6 kilogramë drogë në La Spezia. Të dy shqiptarët janë arrestuar pas denoncimit të qytetarëve.
Dy të rinjtë të moshës 18 dhe 19 vjeç me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova u denoncuan nga qytetarët pas lëvizjeve të tyre të dyshimta.
Menjëherë policia së bashku me qentë antidrogë ndërhyri duke gjetur edhe valixhen me drogë, të lëndës narkotike marijuanë si dhe materiale të tjera për paketimin e saj.
Më pas policia kapi edhe shqiptarin tjetër me hashash. Ata pritet të dalin në gjykatën italiane për t’u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tyre.





