Angli, 12 qershor 2014 – Dy adoleshentë kanë vdekur pasi kanë rënë nga ballkoni i një apartamenti në Londër, ku po përpiqeshin të bënin seks për të festuar përfundimin e sezonit të provimeve. 

19-vjeçarja ruse Anastasia Tutik dhe 18-vjeçari meksikan i identifikuar vetëm me emrin Miguel, kanë humbur ekuilibrin duke rënë nga kati i gjashtë dhe duke vdekur në vend.

Një fqinj tha për ‘Daily Mail’: “Po mundoheshin të bënin seks në ballkon. Djali po përpiqej të bënte gjëra të rrezikshme. Gjithmonë shohim njerëz që provojnë shumë gjëra në ballkon, por nuk pret kurrë që dikush të bjerë.”

Ai rrëfen se sapo pa rënien e të rinjve la apartamentin e tij dhe zbriti me të shpejtë poshtë. Por adoleshentët ishin mes një pellgu gjaku.

Rënia nga lartësia e madhe shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Megjithëse ambulanca erdhi pak kohë më vonë mjekët konstatuan se të rinjtë kishin humbur jetën nga përplasja e fortë me asfaltin.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/