Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është nënshtruar një operacioni.

Lajmi është konfirmuar për mediat botërore nga zyra e tij e shtypit, ndërsa theksohet se gjithçka ka shkuar mirë.

“Kryeministri është zgjuar nga anestezia, është në gjendje të mirë dhe është plotësisht i vetëdijshëm. Ai është transferuar në njësinë nëntokësore, të mbrojtur të rikuperimit. Ai pritet të qëndrojë në spital disa ditë”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë izraelite.

Channel 12 raportoi se ai ka të ngjarë të qëndrojë në spital edhe të martën mbrëma, ndërsa shkak i operacioni duket se ka qenë një problem në prostatë.

Shefi i departamentit të urologjisë në Hadassah, Prof. Ofer Gofrit, tha të hënën se procedura “shkoi siç ishte planifikuar” dhe se “nuk kishte dyshime për tumore malinje ose kancer”.