Ylli i Tottenhamit, Rodrigo Bentancur, ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit e Anglisë për një ofendim që bëri ndaj bashkëlojtarit të tij Son Heung-min gjatë një interviste. Mefushori uruguaian është dënuar me shtatë ndeshje pezullim nga FA si pasojë e këtyre komenteve që dha për Canal 10 gjatë muajit korrik. Pasi u pyet për të shfaqur fanellën e një lojtari të Tottenhamit, Bentancur dyshohet se u përgjigj: Të Son? Mund të jetë edhe kushëriri i Son gjithashtu, sepse ata të gjithë duken njësoj.

Son kishte konfirmuar më pas se Bentancuar i ka kërkuar falje privatisht, teksa mesfushori kishte postuar faljen e tij publike në rrjetet sociale. Javën e kaluar u raportua se Spurs po pret që 27-vjeçari të merr një dënim prej shtatë ndeshjesh, sipas së cilës ai do të humbiste disa ndeshje të rëndësishme. Pas konfirmimit të këtij dënimi, Bentancur nuk do të ketë të drejtë loje ndaj Manchester Cityt, Liverpool dhe gjysmëfinalen ndaj Manchester United në Carabao Cup. Përveç dënimit me ndeshje, uruguaiani gjithashtu do të detyrohet që të paguajë edhe një shumë të majme parash në vlerë prej 100 mijë eurosh.