Lodvik Guraj, shqiptari 33-vjeçar me banim në Londër është dënuar me 15 vite burg pasi u shpall fajtor për shitjen e 40 kg kokainë nëpër rrugët e Londrës.

Ai kishte përdorur më shumë se 42 telefona për të kryer shpërndarjen e lëndës narkotike te përdoruesit.

Sipas mediave britanike, Guraj kishte arritur të nxirrte 1.6 milionë paund nga kokaina që iu shiste klientëve në Londër, dhe me paratë që siguronte bënte një jetë luskoze.

Kur hetuesit sekuestruan celularin zbuluan video në të cilat ishin filmuar pushimet luksoze dhe makinat e shtrenjta me të cilat lëvizte.

Guraj i tha autoriteteve se ishte përfshirë në këtë trafik të shpërndarjes së drogës së Clasit A për të paguar një borxh të madh.

Ai u arrestua në dhjetor 2017 dhe hetuesit zbuluan dhe 14 persona të tjerë të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike. Guraj ishte koka e këtij rrjeti shpërndarësish të drogës në të gjithë Londrën.