Një 20-vjeçar është mbytur në lumë mesditën e sotme.

Mësohet se i riu ishte duke bërë plazh në ujërat e lumit Kir, pranë Urës së Mesit në Shkodër por nuk ka dalë më nga uji.

Viktima është identifikuar si Marjan Marku. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.