Policia e Lezhës ka arrestuar një 43-vjeçar nga fshati Tale i Lezhës, pasi drejtonte një automjet tip “Ferrari”, i cili rezulton se është i vjedhur në Itali.

Policia thotë se i arrestuari është shtetasi S.M. Gjithashtu, forcat blu kanë sekuestruar edhe makinën e shtrenjtë dhe kanë nisur verifikimet për të.