Policia Rrugore e Tiranës në kuadër të aksionit me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave te lejuara në zonat e banuara, ka ndaluar një drejtues mjeti që ecte me shpejtësi shumë herë mbi normat e lejuara.
Bëhet fjalë për një drejtues me mjet tip “Benz” që ecte me 119 km/orë në një zonë të banuar ku lejohet shpejtësia me 40 km/orë.
Policia ka njoftuar në radio kolegët për ndalimit e drejtuesit të mjetit, dhe këta të fundit ia kanë pezulluar lejen e drejtimit për 3 muaj.
Shpejtësia e lartë në zona të banuara është kthyer në kërcënim për banorët, pavarësisht masave ndëshkuese disa drejtues mjetesh vazhdojnë të shkelin rregullat e qarkullimit.





