Policia e Durrësit ka reaguar me një njoftim zyrtar, lidhur me aksidentin e rëndë të regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Plepa-Durrës.

Duke referuar ngjarjen, policia sqaron se “rreth orës 16:00, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. M., 44 vjeç.”

Si pasojë, 44-vjeçari ka marrë lëndime në trup dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Plepa-Durrës, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. M., 44 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 44-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shiko pamjet nga vendngjarja: