Një 13-vjeçar është përplasur duke përfunduar në spital në gjendje kritike për jetën nga një makinë mbrëmjen e sotme në Maliq.

Policia bën me dije se ngjarja ka në rrugën e fshatit Orman, Maliq ku shtetasi Xheni Shaholli, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat, ndersa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.