Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur orët e para të mëngjesitë të kësaj të marte ne Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, bëhet me dije se më datë 28.11.2017, rreth orës 02:00, Salla Operative është njoftuar se në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë si dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton:

Në bulevardin “Gjergj Fishta” , një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh ka aksidentuar shtetasen P. B. 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit.