1 korrik 2015 – Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari u shënua pasditen e sotme në qytetin e Kavajës.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është identifikuar si 70-vjeçari B. Allabej, i cili dyshohet se i ka dalë përpara mjetit tip "Benz", me targa të Kuçovës.

Si pasojë e përplasjes, fatkeqësisht i moshuari ndërroi jetë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/