Një tjetër aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, ku automjeti tip fuoristradë është përplasur me një automjet tip Benz. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit pranë vendit të quajtur “Çezma”.