Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ku një automjet tip Benz është përplasur me një Fuoristradë të parkuar.

Për pasojë, drejtuesi i Benz-it ka marrë plagë të rënda teksa është dërguar me urgjencë në spital.

Deri më tani nuk dihen arsyet e humbjes së kontrollit të makinës nga ana e drejtuesit, teksa forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.