Një aksident me pasojë vdekjen e një 77-vjeçari ka ndodhur në Peqin.

Mësohet se nga përplasja e motorit me makinën ka humbur jetën Xhelal Toli, babai i ish-kryetarit të Komunës Gjoçaj.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin. Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.