Një aksident ku janë përfshirë një “Benz” dhe një motoçikletë, me pasojë plagosjen e dy personave dhe arrestimin e njërit prej drejtuesve, është bilanci i një ngjarjeje të ndodhur një ditë më parë në Durrës.

Policia njofton se seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullim ka vënë në pranga sot drejtuesin e “Benz”-it, shtetasin E.Ll, 26 vjeç, banues në Shkafane, ndërsa ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.Q., 25 vjeç, banues në Kapedanaj të Durrësit.

“Më datë 07.04.2018, në fshatin Rrotull, duke drejtuar mjetet tip “Benz”, dhe motoçikletën tip “Lifan”, pa targë, në gjendje të dehur, janë përplasur”.

Si pasojë, janë aksidentuar motoçiklisti dhe pasagjeri i tij, shtetasi S.Q., vjeç 58, banues në Kapedanaj.

Nga burimet policore, mësohet se ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, në bazë të neneve 290 dhe 291 të Kodit Penal.