Disa qytetarë të shokuar kanë filmuar një ngjarje të frikshme pranë mbikalimit të Shkozetit në autostradën Durrës – Tiranë, që mund të përfundonte me pasoja fatale.

Një automjet tip “Benz Mercedes”, ngjyrë i zi, ka qenë duke ecur mbrapsht në mes të autostradës pa e vrarë aspak mendjen se pas tij udhëtonin dhjetëra automjete me shpejtësi të paktën 70-80 km/h.

Shoferi nuk e ka prishur aspak terezinë, por ka vijuar të ecë mbrapsht deri sa ka arritur pranë kthesës së mbikalimit dhe më tej ka vazhduar rrugën e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Siç duket, ai ka tejkaluar rrugën dhe ka harruar që duhej të kthehej te mbikalimi, e kështu për të mos shkuar deri te mbikalimi tjetër, ka zgjedhur rrugën më të shkurtër por dhe më të rrezikshme njëkohësisht.

Për fat të mirë nuk pati ndonjë aksident.