20 maj 2015 – Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është kapur për herë të tretë duke drejtuar makinë pa pasur të drejtë ta bëjë një gjë të tillë.Sipas "El Mundo de Deportivo", duke cituar ‘The Rail’, Benzema është arrestuar nga policia pasi u kap dhe në shoqërinë e një femre duke drejtuar pa patentë. Francezi po drejtonte një makinë tip Rolls Royce të bardhë rrugëve të Madridit. Policia ndali Benzeman duke e arrestuar dhe duke e dërguar rastin e tij menjëherë në gjykatë.