6 nëntor 2015 – Nuk është e vërtetë se Karim Benzema e ka pranuar përfshirjen e tij në rastin për shantazhin e Mathieu Valbuena ndaj nuk rrezikon të burgoset, ka thënë avokati i tij Sylvain Cornier.
Ylli francez thuhej se pranoi se luajti rol në rastin në fjalë. Por, Cornier e mohoi atë.
“Benzema nuk ka pranuar asgjë, ka shprehur pafajësinë e tij. Është shok me Valbuenan dhe nuk ka marrë pjesë në tentimin për shantazh.
Andaj, shpresoj se kjo do të verifikohet sa më parë, është ndaluar në bazë të një dyshimi”, theksoi Cornier.
/portali DurresLajm/