Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, në një intervistë për të përditshmen sportive “Marca”, ka deklaruar se ai dhe bashkëlojtarët e tij munden dhe duhet të luajnë më mirë, derisa premton se do të japin maksimumin në çdo ndeshje deri në fund të edicionit.
Ai ka pranuar se gara për titull është e humbur, por shpreson në trofe tjerë. “Ekzistojnë vetëm gjasa teorike për ta mbrojtur titullin e kampionit në Spanjë, por kemi edhe Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit në të cilat mund të arrijmë deri te trofe”, ka thënë Benzema, për të shtuar:
“Ne jemi Real Madridi dhe fitoret janë obligimi ynë”. Benzema është i grumbulluar me kombëtaren e Francës, ku nesër do të luajë në ndeshjen miqësore kundër Gjermanisë.