Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme, kur si pasojë ka mbetur i lënduar një person. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Sulejman Delvina", pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i 7 Pallateve" në qytetin e Vlorës.
Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip "Benz", i drejtuar prej shtetasit Ervin Dedaj, 42 vjeç, ka humbur kontrollin, dhe për pasojë është përplasur me dyqanin e shtetasit Engjëll Bilalaj, i cili në atë moment ishte duke hapur qepenin e dyqanit.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, por jo si pasojë e ndonjë dëmtimi të aksidentit, por sepse ka pasur probleme kardiake.
Mësohet se nga përplasja e mjetit me dyqanin, ka vetëm dëme materiale.
Specialistët e Policisë Rrugore kanë vijuar procedurat administrative ndaj 42-vjeçarit Ervin Dedaj sipas procedurave standarde.





