Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Një automjet, tip Mercedes Benz, që udhëtonte nga Berati në drejtim të Dimalit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Pak minuta më pas mjeti është përfshirë nga flakët.

Katër shtetasit që ndodheshin brenda në makinë janë nxjerrë jashtë mjetit me ndihmën e banorëve të zonës, fatmirësisht pa u përfshirë ende nga flakët. Shtetasit që ndodheshin në mjet, dy meshkuj dhe dy femra janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.